Zbulohet gjarpri i rrallë me dy koka, funksionojnë në mënyrë të pavarur (VIDEO)

Një gjarpër jashtëzakonisht i rrallë me dy koka ka shqetësuar ekspertët e kafshëve pasi u gjet nga një entuziast i jetës së egër në një pyll të Indisë Lindore.

Zvarraniku ka lindur rishtas dhe është identifikuar si “Snake ëolf”, i cili është një specie jo helmuese.

Pamjet video tregojnë gjarprin duke luftuar për t’u zvarritur në rrugën e tij nëpër dysheme, nën kontrollin e dy kokave të pavarura.

Gjarpri u zbulua në gamën pyjore Dhenkikot të shenjtërores së kafshëve të egra Keonjhar në shtetin Odisha nga Rakesh Mohalick.

Ekspertët që ekzaminojnë gjarprin thonë se është i gjatë 14cm dhe ka dy koka të formuara plotësisht, me katër dhe dy gjuhë.

Të dy kokat e saj punojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, dhe kjo bëhet një sfidë që krijesa të tilla të mbijetojnë në natyrë.

Entuziasti dhe fotografi i jetës së egër Rakesh, i cili hulumton specie të ndryshme dhe identifikoi gjarprin, tha që kjo do të thotë që kafsha përfundon duke konkurruar me veten e saj edhe për ushqim.


Shtuar 7.05.2020 14:51