“Më e mrekullueshmja”, Trejsi Sejdinit nuk i rezultoi keq ditëlindja në karantinë (FOTO LAJM)

Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini, është shpërngulur prej disa kohësh në Neë York, ku ka kaluar së fundmi edhe karantinën.

Madje, 20-vjetori e ka gjetur bukuroshen në një vend të huaj dhe sigurisht që pritshmëritë për festën e ditëlindjes së këtij viti kanë qenë të vogla.

Mirëpo, Trejsit i ka rezultuar totalisht e kundërta pasi është mbledhur me disa miq në shtëpi.

Edhe pse nuk priste ta festonte fare, 20-vjeçarja tregon se kjo ditëlindje ishte një ndër më fantastiket.

Ajo ka ndarë në Instagram pamje nga festa e 20-vjetorit ku duket shumë e lumtur në shoqërinë e miqve të saj, teksa krahas postimit shkruan:

“Edhe pse ishte ditëlindje në karantinë, ishte një ndër më të mrekullueshmet, sepse isha me miq që e bënë vërtetë speciale. Faleminderit të gjithëve!”- janë fjalët e saj.

E lodhur nga skandalet dhe vëmendja e madhe mediatike, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara dhe duket se atje ka gjetur qetësinë që po kërkonte prej kohësh.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.


Shtuar 1.06.2020 09:57