Momenti kur bëhet atentat ndaj dy të rinjve në Lezhë (VIDEO)

Gati një javë më parë në Lezhë mjetii me targa AB 127 GJ, brenda së cilit udhëtonin Blerim Preçi dhe Klisman Preçi, iu bë atentat.

Fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz. Abc ka siguruar videon nga momenti kur qëllohet mbi makinën me të cilën udhëtonin dy kushërinjtë Preçi.

ABC mëson se autorët i janë afruar me një makinë tjetër dhe në momentin që kanë krijuar distancën e nevojshme kanë hapur zjarri me breshëri ndaj makinës së 30-vjeçarit nga Miloti.

Blerim Preçi sapo ka dëgjuar të shtënat ka devijuar rrugën në tentativë për tu shpëtuar plumbave dhe për pasojë makina është përplasur. Deri në këtë momente ai nuk është raportuar të jetë plagosur nga plumbat. Ndërkohë autorët janë larguar në drejtim të paditur.