Front i ri opozitar për të shpëtuar Shqipërinë”, Berisha: Revolta po zien në zemrat e shqipatërve

Ish-kryeministri Berisha paralajmëroi krijimin ne një fronti të ri opozitar për të shpëtuar Shqipërinë nga sistemi monist i Edi Ramës, sipas tij. Teksa u shpreh se PD është e vonuar me protestat të cilat I ka paralajmëruar më herë, Berisha theksoi se në zemrat e qytetarëve po zien revolta.

Berisha: Unë jam i vonuar, shumë i vonuar në artikulimin tim pasi zemrat e njerëzve po ziejnë. Revolta në zemrat e njerëzve po zien. Lëvizjet janë shumë interesante. Ndonjëherë i udhëheq ti, herët e tjera të udhëheqin ato. Kërkesa për protestë është universal sot dhe PD është e vonuar. I kemi grupet, qytetarët, grupet e interesit, janë të gjithë para nesh. Ne nuk ka asnjë diskutim që do ta zbatojmë dhe do jemi në lartësinë e detyrimeve tona ndaj tyre.

Veglat e Edi Ramës janë në shërbim të tij. Siç bën lojën e neveritshme të Presidentit të funksion të tij marrin përsipër të keqpërodrin komisionet e reformave të Edi Ramës. Ne do bashkohemi me të gjithë ata që janë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist.