Sëmundjet më të çuditshme në botë
Trupi i njeriut është një makineri e çuditshme dhe sëmundjet nga të cilat ai mund të preket janë të shumta. Ka disa lloje sëmundjesh për të cilat akoma nuk është gjetur një zgjidhje, kjo për faktin se ato janë shumë të rralla dhe çdokush e ka të vështirë të gjejë një zgjidhje.

Më poshtë është një listë me sëmundjet më të çuditshme në botë.

Sëmundja Wiethe
Është vetëm një femër në botë që vuan nga kjo sëmundje. Ajo ka të dëmtuar pjesën e trurit që nxit friken duke e berë atë të mos druhet nga asgjë.

Sindroma e burrit pensionist
60% e japonezeve vuajnë nga kjo sindormë ndërkohë që burrat e tyre i afrohen moshës së pensionit. Kjo është një sëmundje psikosomatike që shfaqet si një lloj depresioni i ashpër apo një stres i madh.

Porphyri-a
Porphyri-a është një sëmundje e gjakut që shkakton të kruara të forta dhe djegie sapo lëkura ekspozohet në diell si dhe një tërheqje të mishrave të dhëmbëve duke nxjerre në pah rrënjën e tyre. Kjo sëmundje mund të kontrollohet vetëm me anë të transfuzioneve të shpeshta të gjakut.

Sindroma Morgellons
Kjo sindrome e çuditshme dhe e panjohur iu krijon personave të prekur idenë se miliona apo tonë të tëra insektesh lëvizin, i gudulisin dhe i pickojnë nëpër lëkurë. Ata madje mund të imagjinojnë edhe sikur pjesë të lëkurës ju copëtohen. Disa specialistë mendojnë se bëhet fjalë për një infeksion të mistershëm e të tjerë hedhin idenë se kjo është një sëmundje mendore.

Sindroma e statujës së gjallë
Kjo lloj sëmundjeje e quajtur ndryshe edhe si fibrodysplasi progresive e kockave, shkakton rritjen jashtë kontrollit të kockave. Duke u rritur ato shpesh bllokojnë ose lidhin edhe artikulacionet dhe deformojnë skeletin duke i shndërruar njerëzit gati në statuja të gjalla.

Sindroma e të mosndjerit të dhimbjes
Kjo sëmundje e rralle gjenetike e sistemit nervor i pengon njerëzit të ndjejnë dhimbje, madje edhe kur janë të plagosur rëndë. E gjithë kjo shton rrezikun e moskurimit në kohë dhe gjendja mund të përkeqësohet së tepërmi.

Sindroma Elher-Danlos
Kjo është një sindrome gjithashtu e rrallë. Vetëm 5000 persona në botë janë ata që vuajnë nga kjo sëmundje e quajtur ndryshe dhe si sëmundja e “kukullës plastike elastike”. Ata kanë edhe një lëkurë elastike dhe mund të përdridhen apo edhe mund të përkulen në pafundësi.
Shtuar më 01/01/2015, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori