Rrudhat e thella të ballit mund të jenë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve
kardiovaskulare, thonë studiuesit.
Një studim i prezantuar në Konferencën Europiane të Kardiologjisë në Mynih zbuloi se
njerëzit me më shumë
rrudha për moshën e tyre kishin rrezik më të madh për të vdekur nga kjo sëmundje.
Studiuesit thanë se
rrudhat mund të lidhen me arteriosklerozën, ngurtësimin e arterieve për shkak të krijimit të pllakave. Arterioskleroza është një kontribues i madh për sulme në zemër dhe probleme të tjera
kardiovaskulare.
Ndryshimet në proteinën e kolagjenit, e cila i jep strukturë flokëve, lëkurës dhe thonjve dhe stresi oksidativ duket se luan një rol si në aterosklerozë, ashtu edhe në
rrudha.
Studimi sugjeroi se enët e vogla të gjakut në ballë mund të jenë më të ndjeshme ndaj krijimit të pllakës që do të thotë se
rrudhat mund të jenë shenjë e plakjes së enëve.
Autorët zbuluan se
njerëzit më
rrudha kishin një rrezik vdekjeje pak më të lartë nga sëmundjet
kardiovaskulare, sesa
njerëzit pa
rrudha.
Studimet e mëparshme kanë analizuar shenja të ndryshme të dukshme të plakjes për të parë nëse ato paralajmërojnë sëmundje
kardiovaskulare, ku është zbuluar një lidhje me rënies së flokëve te meshkujt, rrudhave të llapës së veshit dhe rrezikut të lartë të sëmundjes së zemrës.
Shtuar më 11/02/2019,
ora 22:26