Sëmundja e zemrës, faktorët që e shkaktojnë dhe shenjat dalluese
Pëlqej
Zemra është organi që bën shpërndarjen e gjakut në organizëm dhe në patologjitë kryesore kardiake kemi alterim të funksionit të saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet, ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të oksigjenuar në pjesët e duhura të organizmit.

Sëmundje të tjera të lidhura me funksionimin e aparatit kardiovaskular, të një rëndësie mjaft të veçantë, janë dhe çrregullimet e presionit arterial, ku përfshihen hipertensioni dhe hipotensioni.

Faktorët që rrezikojnë punën normale të zemrës janë:

1. HTA (Hipertensioni arterial)
2. Dislipidemia
3. Diabeti
4. Anamneza familjare
5. Streset e ndryshme psikike
6. Puna e rëndë fizike dhe /ose pushimi i pamjaftueshëm
7. Duhani
8. Konsumi i alkoolit
9. Obeziteti
10. Jeta sedentare

Simptomat dalluese

Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme, sipas kategorive të prekura.

Shpesh herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria dhe ne shumicën e rasteve këto patologji janë asimptomatike.

Megjithatë i sëmuri duhet të tregohet vigjilent në disa situata si p.sh. ngjitja e shkallëve; në të tilla raste mund të ketë dhimbje të kraharorit. Edhe në rastet kur i sëmuri del në ambient të ftohtë, mund të shfaqet dhimbja e gjoksit.

Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si: vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje gjoksi, të cilat shtohen me kalimin e kohës. Të tjera simptoma sinjifikante janë: vështirësia në frymëmarrje (dispnea), edemat e këmbëve dhe cianoza./albeu.com/

Burimi Shëndeti Online
Shtuar më 12/01/2018, ora 23:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori