Sekreti i verës së hapur, si ta ruani pjesën e mbetur në shishe
Me afrimin e festave të fundvitit, vera është ajo që nuk i mungon asnjëherë tryezës. Nëse keni miq në shtëpi, po hapni thjesht për qejf me familjarët apo edhe nëse ka ndonjë rast tjetër, ndodh që mbetet pak verë në shishe.

Çfarë duhet të bëni me të?

Mësoni si ta ruani dhe sa ditë pas hapjes mund ta pini.

Ja afatet:

Verë e gazuar, spumante. Nga 1 në 3 ditë në frigorifer me një tapë që ndalon bulëzat.

Verë e bardhë e lehtë ose rose. Nga 5 në 7 ditë, në frigorifer me tapë.

Verë e bardhë. Nga 3 në 5 ditë, në frigorifer me tapë.

Verë e kuqe. Nga 3 në 5 ditë. Në një vend të freskët, të errët, me tapë.
Shtuar më 31/12/2020, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori