Sekreti i jetëgjatësisë
Sekreti i jetëgjatësisë është objekti i studimit të një fondacioni i cili, ka shpallur një konkurs të veçantë për studimin e hartës gjenetike.

Objekt i studimit do të jenë 100 njerëz të cilët kanë jetuar më shumë se një shekull. Shkencëtarët do të studiojnë AND-në e tyre për të kuptuar arsyet e jetëgjatësisë.

Xhorxh Eberhart mbushi 107 vjeç muajin e kaluar dhe shkencëtarët do të donin të dinin se si ai dhe njerëz si ai mund të arrijnë këtë jetëgjatësi. Për të studiuar këtë element, shkencëtarët kanë marrë disa mostra të ADN- së tij. Ai është një prej 100 njerëzve që kanë mbushur 100 vjeç, të cilët janë pjesë e një studimi në Nju Jork, që synon të plotësojë hartën gjenetike, duke deshifruar ADN-në e plotë të një personi.

Shkencëtarët mendojnë se ADN-ja e plotë e një personi të moshuar, por të shëndetshëm, mund të japë një gjurmë ku mund të ecet për të arritur në përfundimin se pse ata jetojnë kaq gjatë. Dhe kjo mund të ndihmojë shkencëtarët në shpikjen e ilaçeve që do të ndihmonin pjesën tjetër të njerëzve të jetonin për kohë të gjatë pa sëmundje, raporton tv Klan.

“Ne kemi të gjitha provat për të treguar se pse gjenet luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek këta individë. Ndikimi i tyre bëhet edhe më i fortë në disa mosha të caktuara dhe ne kemi menduar se për të zbuluar këto gjene mbrojtëse duhet të studiojmë njerëzit e moshuar”, thotë Dr. Tomas Perl, shkencëtar në Universitetin e Bostonit. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori