Dietologia Kimberly Snyder, e cila kujdeset për dietat e yjeve të Hollivudit, ka zbuluar sekretet për të pasur një lëkurë të mirë dhe pa probleme. Ajo i ka dhënë këshilla VIP-ve si Drew Barrymore apo Dita Von Teese dhe na tregon se një
banane në ditë heq qeskat poshtë syve dhe uji i kokosit, na sjell në vete pasi kemi konsumuar shumë alkool.
Ajo po ashtu thotë se njerëzit duhet të mundohen të shmangin sa më tepër prodhimet e bulmetit. Sipas saj, një gotë vitaminash duhet të përmbajë sallatë jeshile, selino, spinaq, mollë, dardhë,
banane dhe lëng
limoni, shkruan Daily Mail.
"Karrotat po ashtu kanë shumë beta-karotene, pararendës për vitaminën A, që forcon u jep ndriçim flokëve",-thotë ajo, e më pas shton se ushqim tjetër i mirë për flokët janë farat e kungullit. Ato na japin zink, squfur dhe vitaminë A, e po ashtu kanë edhe vitaminë B./albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013,
ora 14:17