Sekreti i barkut të sheshtë, 12 ushqimet që duhen konsumuar
Ulja e dhjamit është një detyrë herkuliane dhe uria nuk e ul atë. Shumë njerëz e kanë provuar të mos hanë, të eliminojnë vakte, të durojnë urinë, por zgjidhja nuk kërkon kaq sakrifica. Janë 12 ushqime që e zhdukin dhjamin dhe mbase as nuk e kishe menduar.

Kokoshkat

Ushqimet e përbëra nga drithërat janë jashtëzakonisht të shëndetshme. Përmbajtja e fibrave i bën jashtëzakonisht të shijshme dhe të shëndetshme.

Vera

Vera e kuqe është mikpritëse e antioksidantëve. Ajo ju ndihmonzvogëloni yndyrën në stomakun tuaj. Zvogëlojnë shanset për diabet si dhe për hipertension. Nëse konsumohet në një sasi të moderuar, vera e kuqe mund t’ju ndihmojë vërtet të zvogëloni barkun e të theksoni belin.

Kos grek

Perënditë nuk janë të vetmet të famshme, edhe kosi grek është po aq. Përmbajtja e proteinave në këtë kos është jashtëzakonisht e lartë dhe ju mban të ngopur për më gjatë, kështu që do keni uri më rrallë.

Çaj jeshil

Çaji jeshil i mban toksinat larg dhe është i famshmën për këtë gjë. Përshpejton gjithashtu metabolizmin dhe ndihmon në humbjen e kalorive shtesë.

Fara kungulli

Janë numri një për të kaluar kohën në karantinë po e po, por edhe për të dhënë ndjesinë e ngopjes. Ndihmojnë të digjni yndyrnat e tepërta dhe parandalon trupin të ruajë ato të sapokonsumuarat.

Salmoni

I mbushur me proteina dhe shumë ushqyes.

Boronicat

Përveç përmirësimit të metabolizmit duke ndihmuar në djegien e yndyrës dhe sheqerit të tepërt, ndihmojnë sistemin kardiovaskular dhe konjitiv.

Gjoks pule

Ky është një nga produktet më të mira, pasi është i pasur me proteina dhe yndyrë të ulët. Prania e aminoacideve me zinxhirë të degëzuar siguron zvogëlimin e peshës. Nëse mërziteni duke ngrënë të njëjtën gjë pa pushim, shtojini sallata të ndryshme.

Arra

Arrat ndihmojnë në uljen e yndyrës në bark për shkak të pranisë së fibrave dhe proteinave, por kujdes. Konumojini në mënyrë të moderuar.

Bollgur (qull tërshëre)

Ndoshta keni dëgjuar shpesh që njerëzit sugjerojnë bollgur për uljen e peshës. Kjo është kryesisht për shkak të përmbajtjes së fibrave dhe indeksit të ulët të glicemisë. Ju lejon të fitoni të njëjtën sasi energjie që merrni nga ushqimet e tjera dhe gjithashtu të zvogëloni belin. Provoni një dietë të tillë për të paktën tridhjetë ditë për të parë rezultatet.

Agrumet

S`ka pse të jetë vetëm agrume, por mjafton të përmbajë Vitaminë C. Ndihmon metabolizmin ta tretë shpejt yndyrën. Mund t`i konsumoni para stërvitjes apo kalçetos. Ul nivelin e stresit dhe rrit energjinë.

Avokado

Jo të gjithë produktet që kanë yndyrë janë armiku juaj. Yndyra e avokados ndihmonzvogëloni yndyrën e stomakut Kontrollon gjithashtu nivelin e sheqerit dhe ju furnizojnë me proteina. Mbi të gjitha ka antioksidantë që mbajnë kancerin larg.
Shtuar më 06/04/2020, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori