PS kandidon në Vlorë ambasadorin shqiptar në Dubai? Kush po e sponsorizon?

Afrimi i zgjedhjeve ka nxitur edhe garën brenda partive krahas përballjes me rivalët. Ndërkohë që deri më tani Rama nuk ka thënë asgjë për kandidatët që do të nxjerrrin në bashkitë e vendit, të paktën për Vlorën ka qenë i prerë.

Sipas tij, “Leli nuk është më i PS” dhe duket se socialistët po shohin për emra të tjerë.

Mediat raportojnë se një ndër emrat e përfolur për Vlorën është edhe ambasadori i Shqipërisë në Dubai, Ermal Dredha.

SkaProblem” shkruan se Për ata që nuk e njohin, ai është djali i ish-kryebashkiakut të Vlorës, Neki Dredha.

Ky i fundit, në kohën që ka qenë kryebashkiak, njihet si njeriu që nisi grabitjen e pronave në bregdetin e Vlorës.

Për këtë, edhe është dënuar nga Gjykata.

Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit e dënuan me burg, ndërsa Gjykata e Larta ia konvertoi burgun në gjobë.

Media në fjalë raporton se ka një angazhim të disa grupeve nga jashtë vendit për të kandiduar një emër të tillë në Vlorë.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i Ramës për kandidatin e Vlorës.


Shtuar 27.02.2023 11:09