Së shpejti ke dasmën? Ja si të kursesh
Lista e gjatë e shpenzimeve mund ta bëjë ditën tënde të dasmës të duket e frikshme dhe thuajse e papërballueshme për xhepat. Por ja që mund t’ia dalësh të organizosh një festë të bukur dhe të mos rrënohesh financiarisht. Ne po të japim disa këshilla

Të planifikosh dasmën mund të jetë skajshmërisht stresuese, sepse duhen vënë shumë gjëra në vend dhe e gjithë kjo është shumë e kushtueshme. Por një dasmë nuk ka pse të jetë shumë e shtrenjtë për të qenë një përvojë e mrekullueshme. Ti mund të bësh dasmën e ëndrrave edhe me një pjesë të kostos që dëgjon të përmendet.

Ka shumë mënyra për ta bërë dasmën më pak stresuese e më pak të rëndë për financat tuaja, kështu ti dhe bashkëshorti i ardhshëm do mund të keni ca para më shumë për t’i shpenzuar për gjëra që do t’ju duhen për të nisur jetën në çift.

Sigurisht që në fund të llogarive do ta kuptosh se më lirë se gjithçka të bie të arratisesh me bashkëshortin e ardhshëm… Gjithsesi, këtu mund të gjeni disa sugjerime se si të shkurtoni shpenzimet dhe të keni një dasmë të bukur.

Të përgjithshme:

Paracakto buxhetin: Hapi i parë për t’i mbajtur shpenzimet e dasmës nën kontroll është të krijosh një buxhet. Vendos sa do të shpenzosh dhe mos e kapërce, të paktën jo për detaje shtesë. Ca para këtu e ca atje mund ta ngrenë goxha shifrën e shpenzimeve.

Shpenzime parësore: Ka disa gjëra që janë më të rëndësishme se sa të tjerat për ty dhe dhëndrin e ardhshëm. Jepu përparësi pikërisht këtyre gjërave që kanë vlerë vërtet për ju dhe shkurto kostot e atyre që nuk janë aq të rëndësishme.

Thjeshtëzo: Një rrugë për të kursyer para, por edhe për të zvogëluar stresin, është ta thjeshtëzosh dasmën. Ndonjëherë, pak është shumë. Vërtet ke nevojë për secilën nga pesë pjatat e darkës për të gëzuar ditën tënde të veçantë?

Jepi kohë vetes: Duke i dhënë kohë të mjaftueshme vetes për të bërë plane, nuk do ndihesh e stresuar në përgatitjet e minutës së fundit, që të detyrojnë të zgjedhësh shërbime dhe produkte më të shtrenjta. Duke pasur më shumë kohë, ti do të kesh mundësi të bësh blerje me leverdi dhe jo të zgjedhësh atë që është e gatshme në minutën e fundit. Përveç kësaj, po të kesh një kartë krediti që grumbullon pikë, do kesh kohë ta përdorësh, kështu që mund të përfitosh nga këto “shpërblime” për blerjet e mëvonshme.

Veshjet dhe aksesorët

Merr me qira fustanin: Për ato që nuk janë të fiksuara në idenë që ta kenë fustanin edhe për brezat e ardhshëm, marrja me qira është një mundësi e mirë (dhe në fakt shumica e nuseve e kanë kuptuar këtë).

Kërko ulje për qiranë e produkteve të marra në grup: Kërko një butik që bën ulje kur aty merren shumë kostume me qira. Mund të arrijë deri në atë pikë sa me qiratë e smokingëve për shoqëruesit e dhëndrit, smokingu i këtij të fundit të merret falas në ditën e dasmës.

Bliji këpucët me ulje çmimi: Po t’i shtosh fjalën “dasmë” çdo gjëje, çmimi rritet në progresion. Këpucët nuk bëjnë përjashtim. Përpiqu t’i blesh këpucët në një dyqan me ulje çmimi (këpucë që ngjanë si këpucë nusesh shpesh mbeten në dyqan, sepse është e vështirë të blihen për jetën e përditshme).

Merr hua nga mikeshat dhe të afërmet: Bëje më të veçantë tërë dasmën tënde duke marrë hua aksesorët nga familja dhe miqtë. Të vësh stoli të çmuara të familjes apo një vello të trashëguar do t’i jepte pamjes suaj, por edhe kujtimeve, një notë personale dhe me kuptim.
Shtuar më 01/04/2012, ora 21:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori