E rrallë në Turqi, zbulohet limoni gjigand me peshë prej 2.4 kilogramë (FOTO LAJM)

Një limon me përmasa të mëdha është rritur në një kopsht në qytetin Mersin në Turqi.

Huseyin Haskan, i cili shkoi për të punuar në një kopsht, ka gjetur një limon që peshonte dy kilogramë e 40 gramë.

Fqinjët e Haskanit, nuk mund t’iu besonin syve, kur panë peshën që kishte fruti.

Ndërsa, burri deklaroi se atë do ta shesë për një mijë lira (64 euro).


Shtuar 5.12.2021 22:50