Sandalet e sheshta më të pëlqyerat e kësaj vere (FOTO LAJM)

Jemi në sezonin e verës dhe të gjitha vajzat mezi kemi pritur të nxjerrim nga sirtari sandalet. Pa këtë aksesor të rehatshëm vera nuk ka kuptim, pasi sandalet përpos komoditetit janë edhe të thjeshta për t’u kombinuar.

Së fundmi po qarkullojnë modelet më ‘In’ të momentit dhe mund të themi se forma që do të bëjë namin është në anën tonë.

E themi këtë sepse sandalet më të përhapura të momentit janë të sheshta dhe vijnë me një dizajn shumë të thjeshtë.

Ato janë prodhuar nga kompania e njohur japoneze “Teva” dhe mund t’i gjeni në larmishmëri ngjyrash.

Në treg është hedhur një sasi e limituar e sandaleve “Suicoke” dhe ato janë shitur menjëherë.

Modeli është pëlqyer shumë edhe nga personazhet e njohur të ekranit dhe në ju rekomandojmë të blini sa më shpejt një palë, para së çmimi të shkojë në qiell.
Shtuar më 17/07/2019, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori