Sallatë me thjerrëza, domate dhe qepë
Pëlqej
Përbërësit:

250 gr thjerrëza
2 lugë qepë e njomë (të grira)
6 lugë vaj ulliri (ekstra i virgjër)
10 domate qershi
1 spec djegës (i freskët)
piper i bardhë (i bluar sipas dëshirës)
1 qepë
12 fletë borzilok
kripë

Përgatitja:

1
Për përgatitjen e kësaj sallate, si fillim vendosni thjerrëzat të ziejnë në një tenxhere me ujë dhe kripë.
2
I lini thjerrëzat të vlojnë për 20 minuta. Pasi t’i keni hequr nga zjarri, thajini dhe lërini të ftohen.
3
Ndërkohë, pastroni dhe prisni hollë qepët. Grini qepët e njoma, prisni në forma rrethore specin e kuq dhe prijini në katërsh domatet qershizë.
4
Në një tas të vogë, përzieni pak vaj ulliri, kripë dhe piper të bluar. Trazojini mirë dhe lërini mënjanë.
5
Më pas merrni thjerrëzat, tashmë të ftohta dhe hidhini në një tas të thellë. Bashkojini dhe me përbërësit që përgatitëm pak më parë dhe trazojini mirë. Më pas hidhni dhe përzierjen e krijuar me vaj, kripë dhe piper. Hidhini edhe pak borzilok të copëtuar dhe trazojini sërish që të përzihen të gjithë përbërësit.
6
Sallata juaj është gati, duke e shoqëruar dhe me disa fletë të freskëta borziloku. /shije.al/
Shtuar më 30/09/2017, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori