Sa vite diferencë duhet të kesh me partnerin për të mos u ndarë
Ka njerëz që thonë se mosha është thjesht një numër dhe diferenca e viteve mes 2 njerëzve s’ka rëndësi për aq kohë sa e duan njëri tjetrin. Po sikur kjo të mos jetë e vërtetë? Po sikur diferenca e moshës të jetë një shenjë që flet për jetëgjatësinë e lidhjes suaj?

Askush s’ka patur një përgjigje të qartë rreth kësaj, por ekspertët duken se kanë një zgjidhje që marrëdhënia të funksionojë. Sipas studimeve të bëra në universitetin Emory në Atlanta, ekziston një llogari matematikore në lidhje me moshën, që rrit shanset e një lidhjeje jetëgjatë.

Në studim morën pjesë rreth 3000 njerëz. Të gjithë ata kishin qenë të martuar të paktën 1 herë. Çfarë i bashkonte të gjithë? Sa më e madhe diferenca e moshës së çifteve, aq më i lartë shansi për tu ndarë.

Sigurisht që këto janë të dhëna relative, por një nga argumentet që e mbështet këtë është fakti se partnerët ndahen pasi tentojnë të kenë interesa, qëllime dhe dëshira të ndryshme.

Nëse ti dhe partneri keni një diferencë prej 10 vitesh thuhet se shanset për t’u ndarë janë 30%. Nëse keni 20, rreziku shkon deri në 95%.

Përveç kësaj, çfarë rezultoi tjetër interesante ishte diferenca në edukim. Nëse kjo diferencë është e thellë shanset për tu ndarë janë 43%.Gjithsesi kthehemi tek mosha. Cila është diferenca ideale e moshës mes një çifti?

Shkencëtarët thonë se 1 vit diferencë është perfektja për një lidhje të suksesshme, por edhe nëse keni 2 ose 3 vite jeni sërish në rrugë të mbarë. Shanset që të ndaheni janë vetëm 3%
Shtuar më 07/05/2019, ora 23:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori