Keni
gatuar diçka dhe ju teproi? Zgjidhja është ruajtja në
frigorifer, por sipas ekspertëve të shëndetit, ushqimet që mund të rezistojnë gjatë mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë. Por, sa qëndron ushqimi i
gatuar në
frigorifer?
Kjo varet nga lloji i
ushqimit. Sipas rregullit të përgjithshëm rekomandohet mbajtja e
ushqimit në
frigorifer për rreth 3 deri në 4 ditë për shkak se edhe në temperaturat e ftohjes, mikroorganizmat rriten.
Sipas ekspertëve, veza e zier mund të rezistojë deri në 1 javë. Mishi viçi i
gatuar, gjel deti apo mishi i derrit i pjekur në zgarë
varion nga 3-4 ditë. Pica gjithashtu qëndron nga 3 deri në 4 ditë. Ndërsa supa
varion nga 3 në 4 ditë, për sa kohë që ndodhet në një temperaturë prej 4 gradë Celsius.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 15:56