Sa herë dhe kur duhet të pimë ekzaktësisht ujë?
Kur duhet të pimë ujë, e keni pyetur ndonjëherë veten?

Neps ju kthen përgjigje përmes 4 pikave dhe arsyet përse:

1- Pasi të jeni zgjuar nga gjumi

Pini një gotë ujë pasi jeni zgjuar sepse kjo ndihmon në aktivizimin e organeve tuaja të brendshme. Uji do ju ndihmojë ndër të tjerash të nxirrni jashtë edhe toksinat e dëmshme para se të hani vaktin e radhës.

2- Përpara një vakti

Të pirit një gotë ujë 30 minuta para një vakti ( dreka, i ndërmjetëm ose darka), ju ndihmon me tretjen. Pini sërish një gotë ujë, 1 orë pas vaktit sepse kjo do e ndihmojë trupin të absorbojë nutrientët.

3- Para një dushi

Një gotë ujë para një dushi mban në nivele të ulëta presionin e gjakut.

4- Para se të flini

Pini një gotë ujë, 1 orë para se të flini sepse kjo do ju ndihmojë për një gjumë me të qetë dhe do të shmangë deri diku dehidratimin. Gjithashtu parandalon edhe atakun kardiak.
Shtuar më 14/01/2021, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori