Sa gjatë mund të jetojë një njeri sipas shkencës
Qeniet humane e kanë arritur limitin e jetëgjatësisë, thonë shkencëtarët.

Edhe pse po jetojmë më gjatë se gjeneratat e mëparshme, hulumtuesit shkencorë kanë dalë në përfundimin se nuk do të arrijmë të thyejmë rekordet e njerëzve që kanë jetuar më gjatë deri tani.

Sipas një studimi të ti, të publikuar tek revista Nature, numri total i ditëlindjeve që mund të shpresojmë të festojmë është mesatarisht 115, një shifër kjo që është arritur që në vitet ’90.

Hulumtuesit e jetëgjatësisë analizuan të dhënat e popullsisë tek më shumë se 40 shtete.

Sipas hulumtuesve shkencorë, jetëgjatësia maksimale e njerëzve është mes 100 vjeç (mesatarja e njerëzve që kanë jetuar më gjatë) deri në 122 vjeç, mosha e Jeanne Calment, e cila mban rekordin si gruaja që ka jetuar më gjatë (ka vdekur në vitin 1997).

“E kemi arritur limitin e jetëgjatësisë”, thotë dr. Vijg, ekspert në Kolegjin Mjekësor Albert Ajnshtajn. “Për momentin ky është limiti. Njerëzit nuk do të arrijnë ta kalojnë shifrën e 115-të”. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 16:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori