Bëni gati çadrat, parashikimi i motit për sot

Fundjava pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqendrueshme.

Dita e shtunë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat prite të jenë deri të dendura.

Në pjesën e parë të ditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit, më pas reshjet e shiut lokalizohen vetem në veriprerëndim.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra kthjellimi.

Reshje shiu të herëpashershmë me intensitet të ulët në veri dhe qendër të vendit.

Në orët e pasditet reshjet e shiut do të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet mesatar e në veriperëndim-jugperëndim me intensitet deri të lartë.

Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në Alpe reshje bore me intensitet mesatar.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, e cila hera-herës ditës e diel përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 25-28m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 6-7 ballë.

Tabelat me temperaturat per daten 25 dhe 26 shkurt