Rreziku që na vjen nga qirinjtë e aromatizuar
Në kohën kur dyert dhe dritaret janë të mbyllura, ndezja e një qiriu aromatik, mund të ndryshojë atmosferën në shtëpi.
Me një qiri që ka erë vanilje apo pishe, mund të bëhet një atmosferë e këndshme, që lë përshtypjen e pranverës së hershme. Por, këta qirinj, nuk janë të padëmshëm.

Sipas studimeve më të fundit nga ekspertët e Universitetit të Yorkut, mungesa e ventilimit dhe ajrosjen, bën që kemikatet që lëshojnë këta qirinj, të jenë vdekjeprurës.

Fillimisht, janë bërë testimet e ajrit brenda shtëpisë, apo "kimikateve organike të paqëndrueshme", që ndodhen në secilën shtëpi.

Lëshimi i kemikateve që bën qiriu, kur bie në kontakt me këto kemikate, aktivizohet dhe shndërrohet në material helmues.

Në përgjithësi, rreziku i helmimit nuk është shumë i madh, nëse ajrosja bëhet në baza ditore, jo më larg se pesë ditë. Përndryshe, problemet mund të jetë fatale. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori