Rozmarina mbron muskujt
Rozmarina është një produkt i cili na ndihmon për të pasur muskuj të shëndetshëm. Një degë të rosmarinës e presim në copa të vogla, i shtojmë vaj bajame ose kokosi dhe e lëmë në errësirë për 30-40 ditë dhe vaji është gati për të fërkuar pjesët e trupit rozmarineqë kemi dhimbje!

Rozmarina bëhet një xhel i shkëlqyer për muskujt, pasi stimulon qarkullimin e gjakut dhe na lehtëson nga dhimbjet muskulare, nga ftohjet, traumat nga aktiviteti fizik dhe dhimbjet reumatizmale.

Nëse e përdorim në gatim, ne përfitojmë duke lehtësuar tretjen, kontraksionet e zorrës së trashë, fryrjen, ndihmon mëlçinë të detoksifikohet dhe krijimin e lëngjeve biliare dhe lirimin e rrugëve të cilat luajnë një rol tepër të rëndësishëm për tretjen e yndyrnave.

Rekomandohet që kjo përbërje të përdoret me konsumimin e ushqimeve me yndyrë shtazore. /albeu.com/
Shtuar më 24/01/2015, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori