Rezultati i pabesueshëm i shkencëtarëve: Hani sekrecionet e hundës, ja përse
Shkencëtarët kanë zbuluar se ngrënia e sekrecioneve të hundës, ju bën mirë dhëmbëve dhe shëndetit në përgjithësi.
Bëhet fjalë për një studim që shumë shkencëtarë nga universitete të ndryshme, përfshirë Harvardin dhe Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit (MIT) publikuan së fundmi.

Ata u sugjerojnë prindërve të mos dekurajojnë fëmijët e tyre për të hequr duart nga sekrecionet e hundëve sepse ato përmbajnë “një rezervuar të pasur të baktereve të mira”.Këto sekrecione mund të parandalojnë gjithashtu edhe ngjitjen e bakterevë në dhëmbë, sipas artikullit të botuar në revistën “American Society for Microbiology”. Përbërësit që gjenden te sekrecionet e hundës parandalojnë dhe mbrojnë nga infeksione si ulcera e stomakut apo HIV.

“Natyra na shtyn që të bëjmë gjëra të ndryshme sepse është avantazhi jonë që të bëjmë sjellje të caktuara, të konsumojmë lloje të ndryshme të ushqimeve.Kështu që kur keni një sekrecion në hundë dhe e hani, do të thotë që shkoni pas natyrës,” – ka thënë autori i studimit, Dr Scott Napper, i cili është gjithashtu profesor biokimie. Duket si një sjellje shumë vulgare, por në fakt është diçka që prek shëndetin e çdo njeriu. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2017, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori