Revolucion, WhatsApp po sjell opsionin që e duan të gjithë
Përditësimi i ri i WhatsApp-it, do t'i lejojë përdoruesëve të mund të fshinë një video, foto apo gif nga telefoni i dikujt tjetër pasi t'ju keni dërguar atyre. Opsioni, i quajtur "The Expiring Media" do të mundësojë "zhdukjen" e këtyre materialeve pasi janë parë njëherë nga personi me të cilin po flisni.

Për ta aktivizuar një opsion të tillë, dërguesi duhet të selektojë butonin "vieë once" kur dërgon një foto apo video që më pas do të fshihet.

Pasi e bën këtë, videoja/fotoja do të shfaqet në telefonin e marrësit vetëm kur ata janë online në chat. Në rast se dalin nga chat-i do t'ju shfaqet një mesazh për t'i njoftuar se materialet e dërguara do të zhduken, kështu që nuk do të kenë mundësi për t'i parë një herë të dytë.

Ky opsion është ende në zhvillim e sipër si pjesë e WhatsApp beta për versionin Android 2.20.2011. Nuk ka ende një datë të saktë publikimi, por zakonisht përditësime të tillë kërkojnë shumë teste për muaj me radhë para se të mund të përdoren nga njerëzit.

Mesazhe që "zhduken" është një opsion i cili është përdorur edhe më herët nga Snapchat-i që në 2011-in.

Shtuar më 30/09/2020, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori