Rene Rexhepi humb titullin e më të mirit në botë
Restoranti spanjoll “El Celler de Can Roca”, nga Girona, në verilindje të Spanjës, të hënën është zgjedhur restoranti më i mirë në botë, shkruan magazina britanike “Restorant”, citon Koha Ditore.

Restoranti në fjalë dy vjetët e fundit ishte i dyti në listën e me të mirëve, kurse tash do ta tejkalojë restorantin e shqiptarit nga Maqedonia “Noma” në Danimarkë, që ishte shpallur restoranti më i mirë në botë në tre vjetët e fundit.

Titullin e restorantit më të mirë në botë, restoranti i Rexhepit e humbi shkaku i incidentit që ndodhi me helmimin e 63 mysafirëve, në shkurt të këtij viti.

Restoranti i shqiptarit në Kopenhagë u hap në vitin 2004 dhe është i njohur për përdorimin e produkteve të freskëta, kurse një darkë mesatare në këtë restorant (pa pije) kushton 260 dollarë dhe duhet të rezervohet madje një muaj më herët. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2013, ora 18:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori