Rëndësia e miqve në jetën tonë
Miqtë kanë njhë rëndësi të veccantë në mbarëvajtjen e shëndeti tonë. Shpesh mund të përpiqemi që të gjejmë një përkufizim për miqtë tanë për këtë është e rëndësihme që të kemi parasysh të mirat që sjell prania e një milu në jetën tonë.

Sinqeriteti madje edhe në situatat në të cilat njerëzit e tjerë e kanë të vështirë ta thonë të vërtetën, sidomos kur është fjala për të metat e dikujt;

Mirëkuptimi dhe dhembshuria e ndërsjellë; aftësia për t’iu drejtuar të tjerëve kur keni nevojë për mbështetje emocionale;

Kënaqësia për kohën e kaluar së bashku;
Reciprociteti pozitiv , marrëdhënia është e bazuar në "marrjet" dhe "dhëniet" e barabarta të të dyja palëve;

Dihet se ndjenja e lidhjes me ata që i doni çon në një jetë më të lumtur. Por a e dini nëse kjo ju bën edhe të shëndetshëm? Në fakt, për të qenë më të shëndetshëm nuk është e mjaftueshme që vetëm të hani shumë perime, të stërviteni, të flini, dhe t’i ndiqni udhëzimet e mjekut.

Studimet tregojnë se njerëzit me një rreth të ngushtë të miqve jetojnë më gjatë, ballafaqohen më lehtë kundër sëmundjeve të rënda, si kanceri apo sëmundjet e zemrës dhe ftohen më rrallë.

Pra, shoqërohuni me sa më shumë njerëz. Kultivoni miqësi, por mbani në mend se nuk duhet të shoqëroheni nga lakmia, por nga motive të mirëfillta dhe të sinqerta. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2015, ora 14:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori