Melomakaronat janë biskota tradicionale greke me
arra dhe mjaltë, të cilat përgatiten veçanërisht me rastin e festës së Krishtlindjeve. Nëse dëshiron një drekë apo një darkë me elementë nga kuzhina greke, këto lloj biskotash nuk duhet të mungojnë.
Për rreth 25 biskota:
300 gr miell
120 gr gjalpë në temperaturë ambienti
75 gr sheqer
pluhur
160 ml vaj ulliri i cilësisë më të mirë
2 lugë kafe kanellë
1 lugë kafe
pluhur pjekës
1 gotë (uji)
arra të grira
1/2 lugë të vogël karafil
pluhur
1 lugë
gjelle konjak
Lëngu i një kokrre portokalli
Për sherbetin:
6 lugë
gjelle mjaltë
1 gotë ujë
1 gotë sheqer
1 lugë
gjelle lëng limoni
Përgatitja:
Në një enë të thellë, me ndihmën e mikserit, rrih gjalpin, vajin e ullirit dhe sheqerin
pluhur, derisa masa të marrë një ngjyrë të hapur. Shto lëngun e portokallit, karafilin
pluhur, kanellën dhe konjakun duke vazhduar përzierjen edhe për pak sekonda. Shto miellin dhe pluhurin pjekës, duke e përzier të gjithë
masën me dorë derisa të bëhet homogjene. Merr copa të vogla nga brumi duke u dhënë formë (ovale ose rrethore)dhe vendosi njëra pas tjetrës në një tavë të shtruar me letër furre. Piqen në furrë të parangrohur në temperaturë 1800 C për 20-30 minuta (derisa biskotat të kenë marrë ngjyrë të artë.
Përgatitja e shurupit:
Në një tenxhere apo tigan të thellë hidh ujin, sheqerin, mjaltin dhe lëngun e limonit. Përzieje
masën në zjarr të ngadaltë për rreth 10 minuta.
Në një enë të vogël bashko
masën me
arra të grira imët, pak gjalpë, kanellën dhe 2 lugë
gjelle nga shurupi i mësipërm. Pasi biskotat janë ftohur, futi në sherbet nga dy ose tre me ndihmën e një luge me vrima. Lëri për disa sekonda dhe nxirri menjëherë duke i spërkatur me
arra. Vendosi në një pjatë derisa të ftohen plotësisht.
Ju bëftë mirë!
Shtuar më 25/12/2020,
ora 10:58