Receta për supë me lulelakër dhe brokoli
Pëlqej
Përbërësit:
500 gr brokoli
1/2 lulelakër
1 patate
2 qepë
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle trumzë
2 gota lëng perime
4 gota ujë
60 gr djathë parmixhan

Përgatitja:
Vendosni lulelakrën dhe gjysmën e brokolit në një blender dhe lëreni derisa të marrë formën e kokrrave të orizit.

Më pas shtojeni atë në një tigan të madh sëbashku me brokolin e mbetur, patatet, hudhrat dhe trumzën.

Shtoni qumështin, lëngun e perimeve dhe djathin dhe vendosini në zjarr në temperaturë mesatare.

Lërini të ziejnë për rreth 20 minuta derisa perimet të jenë zbutur dhe supa të jetë trashur.

Më pas largojeni supën nga zjarri dhe shtojeni në një blender që të përftoni një masë pureje.

Tranferojeni sërish në tigan dhe kthejeni në zjarr për 3 minuta të tjera. Shërbejeni me pak djathë të grirë. /shije.al/
Shtuar më 16/11/2017, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori