Receta për kek me mjaltë dhe arra
Pëlqej
Përbërësit:
dy filxhanë çaji me miell
2 vezë,
2 lugë gjelle me mjaltë
1 filxhanë e gjysmë çaji me sheqer
1 filxhan kafe me gjalpë
1 lugë çaji me vanilje
1 lugë çaji me pluhur për pjekje
20 gram copëza çokollate
1 filxhan kafe me arra (të pastruara mirë)
1 lugë kafe me sodë
1 lugë kafe me kripë

Përgatitja:
Në fillim, në një enë qelqi, rrahim vezët me sheqerin. Më pas shtojmë shtojmë arrat, çokollatën, mjaltin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe kripën. Në fund i hedhim miellin e përzier me sodë buke dhe pluhur pjekjeje.Pasi e kemi përzierë mirë, masën e krijuar e vendosim në një tepsi të lyer me pak gjalp dhe miell.
E fusim ne furrë në temperaturë 180 gradë për rreth 30 minuta./Shije.al/
Shtuar më 27/09/2017, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori