Receta për kek me fruta dhe arra
Pëlqej
Përbërësit për 10 racione:

250 g miell
200 g sheqer
4 vezë
150 g gjalpë i freskët
60 g arrapjekura
250 g fruta
1 kokërr limon
2 g sodë buke
Përgatitja:

Në një enë rrihen vezët me sheqerin me tel dore ose mikser, derisa vëllimi i tyre të rritet 2-3 herë. Në këtë masë shtohet mielli dhe përzihet lehtë që të mos bjerë brumi pandispanjë.

Ndërkohë në një enë të veçantë shkrihet gjalpi i freskët dhe në përzihet, arrat, frutat e grira hollë, lëkurën e limon dhe lëngun e tij, si dhe sodën e bukës. Përzihen me kujdes dhe në këtë masë hidhet brumi pandispanjë duke e përzier me kujdes, derisa të bëhet një masë e njëllojtë.

Brumi i gatshëm hidhet në formë të lyer me yndyrë dhe të spërkatur me miell të përzier me pak arrapjekura. Keku piqet në temperaturën 200 gradë për një kohë 40-50 minuta. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga forma, vendoset në pjatë ose pjatancë dhe spërkatet me sheqer pudër. /Living.al/
Shtuar më 22/09/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori