Receta për hasude me arra
Pëlqej
Përbërësit
250 gr sheqer
150 gr niseshte
200 ml ujë
100 ml vaj luledielli
100 gr arra

Përgatitja
1
Në tenxhere hedhim 100 ml vaj.
2
Shtojmë 50 gr sheqer dhe e lemë të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të kuqe.
3
Në një tas shtojmë ujë, sheqer dhe niseshte. I përziejmë dhe gjatë kohës që përziejmë sheqerin i shtojmë tek sheqeri i djegur duke e përzier deri sa të lidhet dhe shkëputet nga ena.
4
Shtojmë edhe arrat dhe e heqim nga zjarri.
5
Me anë të lugës së gjellës i japim formën, gjithnjë duke lagur lugën me ujë. /shije.al/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori