Receta për fileto pule me pana dhe kërpudha
Pëlqej
Përbërësit (për 4 persona)

5 fileto pule
pana 1 kuti
kërpudha të fresketa
kripë dhe erëza të tjera

Përgatitja:

Në fillim hedhim në një tenxhere me ujë të valuar filetot e pulës dhe i zijejmë për afro 15 minuta. Pasi janë zjerë i lëmë mënjanë të ftohen.

Ndërkohë skuqim kërpudhat derisa të kuptojmë me sy dhe të kenë marrë pak ngjyrë. Shtojmë më pas filetot e pulës dhe i përziejmë me njëra tjetrën.

Pasi vëmë re se janë skuqur, shtojmë erëzat, i trazojmë edhe për pak kohë dhe në fund hedhim panën e kuzhinës. I trazojmë, e ngadalësojmë zjarrin dhe I shërbejmë të ngrohta. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2017, ora 15:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori