Receta më e kërkuar në Google, si të bëni tiramisu në kushte shtëpie
Përbërësit:

5 kokrra vezë

1 filxhan çaji sheqer

500 gramë djathë Mascarpone

400 gramë biskota Savoiardi

4 kafe ekspres

2 luge gjelle pluhur kakao për zbukurim disa luleshtrydhe për zbukurim

pak kripë


Përgatitja: Në dy tasa ndajmë të verdhat nga të bardhat e tre vezëve, dy kokrrat e tjera i lëmë të plota te tasi me të verdhat. I rrahim me mikser derisa të bëhen si krem. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë e rrahim. Në tasin tjetër, ku kemi të bardhat e vezëve, shtojmë pak kripë dhe i rrahim fort derisa të bëhen si borë.

Në tasin me kremin me të verdhat e vezëve shtojmë djathin Mascarpone dhe e përziejmë me kujdes. Shtojmë të bardhat e vezëve. Vazhdojmë e përziejmë ngadalë që të mos ulet volumi. Në një tepsi vendosim një shtresë krem.

Biskotat Savoiardi i lyejmë me kafe ekspres dhe i vendosim mbi shtresën e kremit. E përsërisim këtë veprim disa herë. Kjo është receta klasike e tiramisusë. Sipas dëshirës, në mes mund të vendosim feta luleshtrydhe ose copa çokollate. Në fund, e spërkasim me kakao dhe e zbukurojmë me luleshtrydhe.

Ëmbëlsira duhet të qëndrojë disa orë në frigorifer përpara se të konsumohet.
Shtuar më 22/04/2020, ora 11:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori