Receta magjike për shërimin e stresit
Pëlqej
Ankthi dhe stresi po bëhen probleme shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut, sidomos këto dekadat e fundit.

Sipas një studimi nga OBSH, këto fenomene i vuajnë afërsisht 150 milionë njerëz në të gjithë botën.

Ja cilat janë disa mënyra natyrale për trajtimin e tyre.

Merrni një gjethe nenexhik. Me të filluar shqetësimet, mbajeni poshtë gjuhës për 5-10">5-10 minuta. Kjo mund të përsëritet 2-3 javë rresht.

Lëngu i 2 kokrrave të limonit ëmbëlsohet me mjaltë dhe pihet para gjumit.

Ankthi shfaqet edhe nga gjëndrat tiroide, prandaj duhet trajtuar mirë.

Merrni në mënyrë të barabartë lule bliri, rozmarinë, lule kamomili dhe valerianë, pra nga një lugë gjelle nga këto bimë të grimcuara dhe ziejini në 500 gr ujë për 5-10">5-10 min.

Pastaj kullohen dhe pihen çdo darkë para gjumit të ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës.

Merrni një lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara nga mendra, valeriana, bari i bletës , kamomili dhe gjethet e dy mëllagave. I zieni në 2 litra ujë për 10-15 minuta.

Të kullohen e të pihet 1 gotë në mëngjes esëll dhe 1 gotë në mbrëmje vonë./albeu.com/
Shtuar më 19/11/2017, ora 23:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori