Receta e preferuar e të gjithëve, si të gatuajmë panetone
Pëlqej
Gjithnjë e më tepër, festat e fundvitit nuk mund mendohen pa një copë panetone (nga italishtja panettone). Meqë jemi në prag të festës së Krishtlindjes, në vijim gjeni recetën e detajuar.

Përbërësit:
– 1 filxhan rrush i thatë
– 2 lugë rum
– 2 lugë ujë i ngrohtë
– 3 ¾ filxhan miell
– 2/3 filxhan sheqer pluhur
– 1/2 lugë maja e thatë
– 1/2 lugë kripë
– 1/4 lugë lëkure limoni
– 1/2 lugë vanilje
– 3 vezë në temperaturë dhome
– 2/3 filxhan ujë i vakët
– 1 lugë mjaltë
– 10 ½ lugë gjalpë i zbutur
– 1 lugë gjalp i tretur
– 1 lugë gjalpë nga frigoriferi
– 2/3 filxhan fruta të thata.
Shënim: Mund të shtoni sipas dëshirës frutat e thata, kanellë, karafil pluhur etj.

Përgatitja:

1. Në një enë të vogël, bashkoni rrushin e thatë me rumin dhe ujin e ngrohtë. Lëreni të zbuten në temperaturën e dhomës duke e trazuar herë pas herë derisa rrushi të ketë thithur gjithë lëngun (6–8 orë).

2. Në një enë të madhe, bëni bashkë miellin, sheqerin, majanë, kripën, lëkurën e limonit dhe vaniljen dhe trazojini sa të përzihen mirë.

3. Në një enë tjetër, rrihni vezët, ujin e vakët dhe mjaltin. Shtoni gjalpin e zbutur lugë–lugë duke i trazuar fort që të përzihen mirë.

4. Thajmë rrushin me letër kushinë dhe e bashkojmë me frutat e tjera + 1 lugë gjalpë. I hedhim tek ena e madhe dhe i përziejmë sërish. E mbulojmë enën me qese kuzhinë dhe e lëmë të dyfishojë masën në furrën e ngrohtë. (10–12 orë).

5. Pasi brumi ka arritur masën e duhur, e punojmë me pak miell dhe e vendosim në formën e panetones, e mbulojmë me një pecetë të lagur duke e lënë në temperaturë ambjenti për 3–5 orë.

6. Ngrohim furrën në 180 gradë celcius. Presim me thikë në formën e shkronjës X në sipërfaqen e panetones. Vendosim një lugë gjalpë të shkrirë në qendër.

7. E vendosim të piqet derisa të marrë një ngjyrë të errët për 60–75 minuta.

8. E lëmë të ftohet dhe më pas e presim. Artiipjekjes.al
Shtuar më 24/12/2018, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori