Rasti i vajzës bën xhiron në rrjet: Edhe kur bën mirë, gjen keq!
Një nënë nga Cornwall, Angli është inatosur keqazi pasi vajza e saj adolëshente është ndëshkuar nga shkolla, sepse donte të bënte bamirësi.

14-vjeçarja është izoluar thjesht sepse vendosi të presë flokët dhe t’ja dhurojë një organizate të cilët bëjnë paruke për fëmijët e sëmurë me kancer.

Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer drejtuesëve të shkollës, pasi sipas tyre ka thyer rregullat. Tani asaj i duhet të ndjekë mësimin gjithnjë me një shall në kokë, derisa flokët t’i rriten sërish.

Nëna e saj 32-vjeçare s’ka mundur ta mbajë inatin dhe e ka shpërndarë këtë në Facebook, ku reagimet kanë qenë të shumta.

“Ajo preu flokët e saj dhe i dhuroi që të bëhen paruke për fëmijët e sëmurë. Mendoj se kjo është gjëja më e guximshme dhe më bën kaq krenare. Pikërisht prandaj jam kaq e mërzitur, shkolla e saj e dënoi dhe tani e detyron që të kthehet në klasë vetëm kur flokët t’i jenë rritur të paktën 1 cm. Kjo është poshtëruese.” – shkruan e ëma.

Ndonëse ishte nxënënse e dalluar, për drejtorin e shkollës, gjesti i saj duhej dënuar sepse rregullat ishin thyer. Tani, 14-vjeçares i duhet të qëndrojë në dhomën e ndëshkimit, të paktën derisa t’i dalin flokët e reja. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2019, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori