Qytetet që duhet të vizitoni në verë
Tashmë është koha kur njerëzit mendojnë për pushimet dhe ku do t’i kalojnë ato. Për këtë arsye, faqja britanike AskMen ka bërë një listë me qytetet të cilat duhet të vizitohen të paktën njëherë në jetë. Në vend të parë të kësaj liste renditet Barcelona, për shkak të klimës mesdhetare, plazheve dhe pamjes së qytetit. Në vendin e dytë renditet Buenos Aires për muzetë dhe galeritë e shumta që ka gjatë ditës, ndërsa në darkë mund të kërcesh në të gjitha klubet tango. Podin e kësaj renditje e mbyll Miami, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë renditen Nju Jorku dhe Londra. Më pas renditja vazhdon me Seulin, Parisin, Melburnin, Bankokun, Las Vegasin, San Paolon, San Sebastianin, Tel Avivin, Kaljarin, Berlinin, Tangerin, San Françiskon, Napolin etj.
Shtuar më 23/05/2011, ora 12:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori