Qytetet më të shtrenjta për të jetuar
Albeu.com
Numri i vendeve të shtrenjta për të jetuar ka ardhur në rritje. Tri vende më të shtrenjtat për të jetuar gjatë vitit 2019, sipas studimit vjetor të CNN Travel janë: Parisi, Singapori dhe Hong Kong.

Parisi në vitin 2003 ishte i 10-i në listë, ndërsa këtë vit u pozicionua disa vende më lart. Hong Kong-u u rrit me tre pozicione krahasuar me një vit më parë. Sipas anketës vjetore vendet europiane dhe aziatike kanë filluar të dominjnë vitet e fundit. Osaka e Japonisë u ngjit në gjashtë pozicione. Vendin e pestë e zë Zvicra me Gjenvën. New York-u dhe Los Angelos janë të vetmet qytete të Amerikës së Veriut, të cilat janë pozicionuar në top 10 vendet më të shtrenjta. Qyteti i Engjëjve (LA) u quajt qyteti i 10-të më i shtrenjtë në botë, përsa i përket kontinentint të Amerikës. Qytete si Zyryh dhe Gjeneva, të cilat janë të pozicionuara përkatësisht në vendi e pestë dhe të katërt, janë cilësuar si vendet që shpenzonin më shumë për përkujdesjen personale dhe argëtimin. Kopenhagen, i cili renditet i shtati në listë mendohet të jetë i shtrenjtë për shkak të shpenzimeve të larta të transportit, rekreacionit dhe kujdesit personal. Ndërkohë, Stambolli i Turqisë ka shënuar një rënie me 48 pozicione dhe për këtë ka ndikuar rënia e vlerës së lirës turke.

Kostoja e jetesës në Mbretërinë e Bashkuar ka shënuar rritje ç’ka e ka rritur Londrën në 8 pozicione. San Francisko është bërë edhe një vend më i shtrenjtë për të jetuar, duke u rritur 12 pozicione dhe renditet kështu në vendin e 25-të. “Ne u kushtojmë vëmendje kostove të konverguara në qytetet tradicionalisht më të shtrenjta si: Paris, Singapori, Zyrihu, Gjeneva, Kopenhageni dhe Hong Kong-u, është një testament për globalizimin dhe ngjashmërinë e shijeve dhe modeleve të blerjeve”, thotë Roxana Sllavçeva, redaktore e sondazhit.

Pë t’u shqetësuar mbetet fakti që vendet në zhvillim si Stamboll, Tashkent, Moskë dhe Shën Petersburg, për shkak të inflacionit të lartë të qëndrueshëm dhe zhvlerësimit të monedhës po shënojnë rënie në renditjen në listë. Në fund të listës qëndron Caracas. Kryeqyteti i Venezuelës ishte në fund të listës këtë vit, pozicion ky që para një viti ishte i zënë nga Siria. Një rritje prej 49 vendesh ka shënuar kryeqyteti i Bullgarisë Sofja, i cili ka rritur pozicionimin e saj duke u ngjitur me 29 pozicione.

Ju prezantojmë me 10 vendet më të shtrenjta në botë për të jetuar përgjatë vitit 2019:

Singapori
Paris, Francë
Hong Kong
Zurich, Zvicër
Geneva, Zvicër
Osaka, Japan
Seoul, South Korea
Copenhagen, Denmark
New York
Tel Aviv, Israel
Los Angeles

Marre nga Business Mag/ CNN
Shtuar më 25/03/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori