DETAJET/ 5-vjeçarja e zhdukur në Katania u gjet e groposur, nëna dhe babai i vogëlushes jetonin të ndarë

Trupi i pajetë i Elena Del Pozzo, vajzës 5-vjeçare që u zhduk të hënën në Tremestieri etneo është gjetur i groposur.

Ka qenë nëna e vogëlushes ajo që ka gjetur trupin e fëmijës, pas “presionit të ushtruar gjatë marrjes në pyetje” nga hetuesit.

Karabinierët e Katanias shkuan në vendngjarje, një tokë bujqësore disa qindra metra larg shtëpisë ku jetonte gruaja me ish-partnerin, babain e vajzës.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori i Katanias, Carmelo Zuccaro, i cili ka shpjeguar: “Po mbledhim deklaratat e saj”.

Çifti nuk ishin bashkë prej disa kohësh

Babai dhe nëna e vajzës nuk ishin bashkë prej disa kohësh. Burri i dëshpëruar shkoi me partneren e tij të re në vendin ku u gjet kufoma, e cila u varros, vetëm pjesërisht, në një tokë 400 metra larg shtëpisë ku jetonte çifti para se të ndaheshin.

Departamenti shkencor është duke zhvilluar autopsinë dhe hetimet e mëtejshme, që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.