Qerpikë artificialë? Është kaq e thjeshtë të zgjasësh tuat
Qerpikët e gjatë janë një sfidë më vete bukurie për të gjitha vajzat, madje sa herë ke ndonjë rast për të Ti mund të dish shumë produkte Vaji i ullirit, kokosit apo bajames janë shumë të përdorur për rritjen dhe forcimin e qerpikëve. Apliko disa pika në qerpikë dhe laji pas 5 minutash. Nëse aplikohet rregullisht, pas 4-javësh mund të vëresh ndryshimin.

Vazelina apo “castor oil” gjithashtu stimulon rritjen e qerpikëve. Ato gjithashtu veprojnë si hidratues dhe parandalojnë këputjen. Aplikoje para se të flesh dhe shpëlaji qerpikët në mëngjes.

Suplemente si vitamina B, E dhe D gjithashtu i mbajnë qerpikët të fortë dhe të shëndetshëm. Aplikoni disa pika me anë të një furҫe.

Ka shumë rimele në treg që pretendojnë për një efekt zgjatës dhe voluminoz të qerpikëve, por të paktë janë ata që vërtet e arrijnë këtë efekt. Ҫdo efekt varet nga rimeli i zgjedhur, marka, cilësia dhe forma e furҫës.

Një zgjedhje e mirë do ishte përdorimi i një rimeli që përmban serum, i cili do të forcojë qerpikët e do t’i bëjë më të gjatë e voluminozë.

Forma e furҫës ka shumë rëndësi, sepse ajo tregon se si do duken qerpikët e tu. Mund të zgjedhësh krehër apo furҫa të ndryshme për qerpikët poshtë e lart apo opsione të tjera.

Shmang përdorimin e rimelit kundër ujit, sepse është më i vështirë për t’u pastruar dhe mund të rrezikosh këputjen e qerpikëve.

Mos harro qerpikët e poshtëm! Ato janë pika e fundit e make-up-it, por jo më pak e rëndësishmja.
Shtuar më 08/07/2019, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori