Gol dhe asist në fitoren e United ndaj Burnley, Ronaldo: Mënyra më e mirë për të mbyllur vitin

Manchester United shënoi fitore komode në shtëpi ndaj Burnley me rezultat 3 – 1.

“Djajtë e Kuq” arkëtuan pikët e plota falë golave të McTominay, autogol i Mee  dhe Cristiano Ronaldo.

Pas kësaj fitore, ka reaguar edhe Ronaldo përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Mënyra më e mirë për të mbyllur vitin! Fitore e madhe dhe gol”, shkruajti portugezi.

Kështu, Ronaldo e mbylli këtë vit kalendarik me 47 gola në total.


Shtuar 30.12.2021 23:51