Makina gati për atentat në Elbasan? Dyshohet për vrasës me pagesë, mjeti u gjet pranë banesës së Erion Alibej

Policia e Elbasanit lokalizoi në orët e para të mëngjesit sot një makinë, e cila dyshohet se ishte gati për atentat mafioz.

Në mjetin tip Foristradë u gjetën 2 kallashnikovë, dhjetëra fishekë dhe një shishe me benzinë.

Dyshohet se ky automjet po përdorej nga dy persona, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë.

Vendi ku u gjet automjeti i cili po survejohej prej policisë është pranë pallatit në zonëne e stadiumit “Elbasan Arena”, ku jetonte Erion Alibeaj, i arrestuar nga policia pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Kush është Erion Alibeaj? 

Alibej akuzohet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhur në korrik të 2020, me një diferenë prej 10 ditësh nga njëra-tjetra.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej (Dylgjeri), i cili ishte objektivi i një atentati me armë që përfundoi në masakër ditët e fundit të dhjetorit 2018.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atë natë, mbeti i vrarë edhe xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durnay. Mbi automjetin luksoz “Range Rover-it”, u derdh një breshëri plumbash kallashnikovi.

Ngjarja dyshohej se ishte për larje hesapesh për shkak të prishjes së e pazareve të drogës në Angli apo Holandë.
Erion (Andrea) Alibej, së bashku me vëllain e tij, Endrit Alibej u arrestuan më 4 qershor 2013 nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”.

Në kuadër të këtij operacioni u goditën në 2013, dy grupe shqiptarësh, i pari me 3 anëtarë që vepronin në Francë dhe pjesa tjetër që vepronte në Itali dhe drejtohej nga vëllezërit Alibej.

Dyshja nga Elbasani administronte një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit dhe furnizoheshin me lëndë narkotike nga shqiptari Sajmir Serjani, banues në Torino, i identifikuar si anëtar i një grupi trafikantësh shqiptarë me bazë në Holandë e me depozita kokaine në Torino, Alessandrino e në provincën e Milanos.

Gjatë arrestimit, vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur, ndërsa në total gjatë operacionit me 15 të arrestuar u dokumentua si pjesë e trafikut 31 kg lëndë narkotike me vlerë mbi 10 milionë euro.

Në aktivitetin e tyre kriminal grupi i vëllezërve Alibej përdornin pseudonime si Tarzani, Tino, Ciçio, Bimbo, ndërsa në gjuhën e kriptuar kokaina identifikohej me fjalën “foto”.
/albeu.com/


Shtuar 19.02.2023 09:45