Qëndro larg këtyre lëngjeve para gjumit, nëse do të biesh në peshë
Të biesh të paktën 2 kilogramë është një prej dëshirave që të gjithë e kanë në muajin janar, sepse pas pushimeve, të gjithë i kanë shtuar (vetëm 2?) Por shpeshherë na ndodh që të bëjmë gabime edhe me lëngjet dhe të marrim më shumë glukozë sa trupi ka nevojë (sidomos kur ju nuk kemi njohuritë e nevojshme).

Edhe pse, nuk është surprizë, nutricionistët këmbëngulin për të bërë kujdes me sasinë e kripës dhe sheqerit, sepse janë kontribues të mëdhenj për të shtuar peshë. Ndërsa lëngjet që NUK duhet të pish në darkë për të pasur një gjumë të qetë, por edhe për të mos shtuar më shumë kile, ndoshta janë surprizë.

Qëndro sa më larg qumështit. Laktoza mund të shkaktojë probleme me tretjen, kur në fakt po përpiqesh të mos shtosh të tjera. Laktoza është sheqer dhe mund të shkaktojë edhe zgjim në mes të natës për shkak të urisë. Thjeshtë mos e bëj!


Kafja, siҫ dihet, nuk është ide e mirë për t’u pirë në darkë. Ashtu si qumështi, edhe kafja të mban zgjuar për një kohë të gjatë. Mungesa e gjumit bëhet shkak edhe për të ngrënë diҫka tjetër më vonë. Në vend të kafes, zgjidh ҫajin jeshil, ҫaj kamomili apo ҫajra të tjerë qetësues (pa sheqer), që ju ndihmojnë për të fjetur.
Shtuar më 24/09/2020, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori