E FUNDIT/ Rikthehen protestat studentore, studentët të pakënaqur me premtimet
Qëndrimi para televizorit, shkurton jetën
Një studim i bërë në Australi dhe Tajvan thotë se një orë televizonr në ditë është e barabartë me dy cigare dhe shkurton jetën me 22 minuta. Këtë fakt e përforcon edhe studimi i botuar në British Journal of Sports Medicine”, i bërë nga shkencëtarët e Universitetit të Queensland tek 11 mijë persona më shumë se 25 vjeç.

Sudiuesit australianë shpjeguan se një orë televizion ka të njëjtin efekt si pirja e dy cigareve: për çdo 60 minuta të kaluara pa lëvizur përpara ekranit të vogël, jeta shkurtohet me 22 minuta.

“Koha e kaluar përpara televizionit lidhet me një reduktim të pritshmërisë, e krahasueshme me atë të lidhur me faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kronike, si inaktiviteti fizik apo obeziteti”, thotë studimi.

Të dhënat, tregojnë kërkuesit e Universitetit të Queensland-it, nuk mund të jenë limituar vetëm për realitetin australian: “Efektet e televizionit në vendet e tjera të botës së industrializuar, me çdo mundësi janë të krahasueshme”, sigurojnë, duke marrë në konsideratë që në shtetet më të zhvilluara, orët e kaluara përpara televizionit janë mesatarisht të ngjashme.

Në Britaninë e madhe kalohet katër orë në ditë përpara televizionit, ndërsa në SHBA pesë. Edhe në Europë shumë vende kalojnë mesatarisht katër ose më shumë orë përpara televizorit. /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori