EMRI/ Ky është i riu shqiptar që u vra dje në Itali

Zbulohet emri i 24-vjeçarit shqiptar që mbeti i vrarë dje në Padova të Italisë. Viktima është Albert Deda, ai u vra si pasojë e goditjes me thikë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA bën të ditur se janë ndaluar dy shqiptarë, të dyshuar si autorë të vrasjes së Albert Dodës dhe plagosjen e dy bashkëatdhetarëve të tjerë, 26 dhe 28 vjeç

Dy shqiptarët e ndaluar janë të moshës 19 dhe 24 vjeç. Ata u arrestuan nga policia gjatë orëve të vona të së dielës në një autostradë, në afërsi të Villesse. Të dy autorët e dyshuar jetonin në të njëjtën zonë me viktimën.

Dyshohet se mes autorëve dhe viktimës dhe dy miqve të tij ka pasur një sherr në një nga apartamentet e pallatit, në lagjen Forcellini di Padova, ku dhe u gjet i vdekur Albert Deda.

Mediat italiane shkruajnë se motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, megjithatë nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh./albeu.com/