Qëllon me armë zjarri në mes të ditës, Jori Delli: Kjo është Shqipëria (VIDEO)

Modelja Jori Delli ka publikuar një video në rrjetet e saj sociale që ka shkaktuar shumë reagime.

Ajo ka publikuar një video duke qëlluar me armë, teksa videon e ka shoqëruar me një emoji me flamurin shqiptar.

Nuk dihet nëse modelja po mësonte si të qëllonte me armë, apo e gjitha është pjesë e xhirimeve nga filmi që pritet të dalë së shpjeti, “Në Kuadër të Dashurisë”. Jori Delli, hyri në Big Brother Vip dhe aty mori shumë vëmendje. Ajo është modele e njohur si në Itali ashtu dhe në Shqipëri, por kjo sjellje e fundit e saj i ka habitur të gjithë.