Puna me turne dëmton zemrën
Sipas një studimi të prezantuar në Kanada, në kongresin dedikuar patologjive kardiovaskulare, gratë e punësuara në spital me turne kanë më shumë mundësi që t’u zhvillohet një sëmundje kardiake. Kërkimi i bërë nga ish-infermierja Joan Tranmer, mbi 227 punëtorë me moshë nga 22 deri në 66 vjeç të punësuar në dy struktura shërbimi spitalor në Ontario, tregoi se shëndeti i punëtorëve me turne dhe sidomos atyre që punojnë vetëm natën, është shumë herë më i ekspozuar nga rreziqet se ata që punojnë me një turn të vetëm.

Në rrezik janë sidomos gratë e moshës së mesme, ku një në pesë të tilla kishin shenja që të çonin drejt rrugës së zhvillimit të ndonjë sëmundjeje që lidhet me zemrën: obezitet abdominal, tension të lartë të gjakut, nivele të larta glukozi dhe trigliceridesh në gjak dhe një reduktim të kolesterolit të mirë. “Rreziku i hipertensionit dhe kolesterolit të lartë, diabetit apo infarktit rezultoi më i lartë tek 45- vjeçaret, tek gratë në menopauzë, tek ata që punonin me turne prej më shumë se 6 vjetësh dhe tek të gjithë ata që në përgjithësi i nënshtroheshin rotacionit në aktivitetin e punësimit”, tha Tranmer.

Zakonisht në vendet e zhvilluara të Perëndimit, si Italia apo Franca llogaritet se janë rreth 3 milionë njerëz që punojnë natën apo me turne. Një realitet që në vitet e fundit ka ardhur duke u zgjeruar, sidomos në sektorë të tillë si spitalet, fabrikat, transporti, por edhe në të tjerë si shërbimet e pastërtisë, lokalet publike, call-center, shërbimet e sigurimit etj. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 12:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori