Sherr në një lokal në Pogradec, i lënduari dërgohet në spitalin e Traumës

Një 49 vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi ka goditur një person tjetër.

Sherri ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 të Pogradecit ku për motive të dobëta, L. D., ka goditur ne fytyrë me një send të fortë personin tjetër.

I dëmtuari ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Pogradecit, por u transportua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes,

/albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 12:00