Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit, Alibeaj tregon kujt “i peshon mbi supe” faji

Ka dështuar raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të Republikës, pasi palët nuk kanë dalë me asnjë emër konkret.

Ndërkohë ka nisur mbledhja e Komisionit të Ligjeve, e cila do të konstatojë mungesën e kandidaturave në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, tha se dështimi i këtij raundi të parë rëndon mbi supet e mazhorancës.

Edhe pse nuk ka shkuar në tryezën e negociatave për shkak të konflikteve të brendshëm, Alibeaj tha se opozita ka bërë gjithçka për këtë proces.

“Mbledhjet e Komisionit të Ligjeve nuk janë thjesht rutinë që shohin letrat, unë përfitoj nga ky moment, për tju bërë me dije juve si përfaqësues të mazhorancës, qëndrimin politik të Partisë Demokratike, i është bërë me dije mazhorancës, se ky proces do të duhettë përmbushë disa virtyte, që ti japë presidentit unitetin.

Për të dalë në një produkt të dëshiruar nga shqiptarët, ne si parlament, kemi detyrën e krijimit të një procesi, të ketë disa qëndrime që në thelb të krijojnë një procedurë e cila të çojë në profil presidencial të gjithëpranuar, me legjitimitet, për të mbushur qartësisht karrigen presidenciale. Kushtetuta përcakton që zgjedhja e presidentit të jetë konsensuale.

A jeni ju për të zgjedhur një president konsensual, qëndrimi ynë është ky, deri në përgjigjen tuaj, për opozitën dhe gjithë shqiptarët, ky dështim i këtij raundi të parë qëndron mbi supet tuaj”, u shpreh Alibeaj./albeu.com/